ArtEat Lab – Session 1: Një mbrëmje muzike dhe shijeje!

🎨 ArtEat Lab – Session 1: Një mbrëmje arti, muzike dhe shijeje!

Më 23 tetor 2026, në Frankfurt am Main, realizuam me sukses edicionin e parë të ArtEat Lab – Session 1, duke mbledhur së bashku rreth 50 pjesëmarrës në një mbrëmje të veçantë të mbushur me art, muzikë, ushqim dhe energji pozitive.

E ftuara jonë e parë, Blerta Zabërgja (E Blertë), na dhuroi një koncert solo akustik, përmes të cilit prezantoi albumin e saj të parë dhe ndau me publikun emocionet e krijimtarisë së saj muzikore.

Mbrëmja u pasurua edhe me ushqim të përgatitur me shumë dashuri nga Jeta, Oresti dhe Asdreni, duke ndërthurur shije tradicionale dhe moderne, nga jugu në veri.

ArtEat Lab është më shumë se një event. Është një iniciativë vullnetare që synon të krijojë hapësirë, mundësi dhe mbështetje për gratë dhe vajzat artiste nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke promovuar artin dhe kulturën tonë edhe përtej komunitetit shqiptar.

Një falënderim i veçantë për Blertën, ekipin e kuzhinës, të gjithë kontribuuesit dhe, mbi të gjitha, për rreth 50 personat që iu bashkuan kësaj mbrëmjeje dhe e bënë edicionin tonë të parë kaq të veçantë.

❤️ Ky ishte vetëm fillimi! ArtEat Lab vazhdon…

ArtEat Lab – Session 1: Një mbrëmje arti, muzike dhe shijeje!

Bild 25 von 27

Für dich vielleicht ebenfalls interessant …